Është mbajtur sot ceremonia e hapjes solemne të “ArchiTech Festival” nga Kuvendi Rinor i Prishtinës i përkrahur nga Komuna e Prishtinës.
“ArchiTech Festival” mbahet nga 15 Gusht deri me 27 Nëntor 2020, raporton portali arbresh.info.
Kryetarja e Forumit Rinor dhe drejtoresha e festivalit “ArchiTech Festival”, Kosovare Sadiku, tha se nga ky festival kanë paraparë që të kenë bashkëpunim me qytetarët për një arkitekturë të urbanizmit.

“Veçantia e këtij festivali e kemi parë që ti përfshijmë qytetarët, për një arkitekturë të urbanizmit, e ne synojmë që të kemi debate të gjerë. Përmes këtyre diskutimeve ne kemi parë që t’i hapim tri punëtori, dhe për shkak të pandemisë e kemi reduktuar numrin e pjesëmarrësve për shkak të pandemisë së krijuar”, ka thënë ajo.
Pra për ju të gjithë mund të shprehni kreativitetin tuaj gjatë punëtorisë.
Ndërsa arkitektja, Vjollca Podvorica, u shpreh si Forum Rinor kanë hartuar shumë projekte të ndryshme që të bashkëpunojnë me Komunën e Prishtinës.
“Kemi hartuar shumë projekte të ndryshme që bashkëpunojmë me Komunën e Prishtinës, si me hapësira të gjelbra e në hapësira publike”, ka thënë arkitektja Podvorica./Arbresh.info/

UEFA shkruan për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...