Izraeli ka kërkuar që forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban të reformohet, duke e akuzuar atë për “zero efikasitet”.
Deklarata bëhet përpara se të vazhdohet mandati i misionit.
Libani dhe Izraeli janë ende teknikisht në luftë, dhe misioni i Kombeve të Bashkuara, UNIFIL, patrullon në kufirin midis dy vendeve.
E themeluar në vitin 1978, UNIFIL u fuqizua pas një lufte shkatërrimtare një muajshe më 2006, midis Izraelit dhe milicisë shiite Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit.
Forca prej 10.500 pjesëtarësh, në koordinim me ushtrinë libaneze, ka për detyrë të monitorojë një armëpushim dhe tërheqjen e Izraelit nga një zonë e çmilitarizuar në kufi.
Izraeli akuzon UNIFIL-in, mandati i së cilës skadon në fund të gushtit, se nuk ka qenë mjaft aktiv kundër Hezbollahut.
“Nuk është në gjendje ta përmbushë mandatin e vet sepse Hezbollahu po e pengon atë”, tha gjenerali izraelit, Ephraim Defrin.
“Ata nuk lejohen të shkojnë në vendet që quhen zona private”, tha ai.
Izraeli akuzon Hezbollahun se po grumbullon armë në kufi për t’u përgatitur për një luftë të re.
Zëdhënësi i UNIFIL-it, Andrea Tenenti, këmbënguli se forca po bënte punën e saj.
“Megjithë trazirat e përgjithshme që rajoni ka parë vitet e fundit, jugu i Libanit ka qenë një nga periudhat më të qeta në historinë e saj të fundit,” i tha ai agjencisë AFP.
Në qershor, shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se misionit i duhet përmirësim në kapacitetet mbikëqyrëse, duke përfshirë kamera me imazhe termike, dylbi të teknologjisë së lartë dhe dronë.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...