SHBA ka konfirmuar se ka konfiskuar mbi një milionë fuçi të naftës iraniane nga katër tankerë të destinuara për Venezuelën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se konfiskimi i naftës iraniane është më e madhja e regjistruar ndonjëherë, duke akuzuar se ajo u dërgua nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, nga SHBA-të e emëruar si grup terrorist. Nafta aktualisht është në SHBA.
Departamenti nuk shpjegoi ku ishin ndaluar katër tankerët e naftës (Luna, Pandi, Bering dhe Bella), as edhe statusin aktual të tyre, por vetëm tha se gjykatësi i Gjykatës së Qarkut të SHBA-ve, Jeb Boasberg, lëshoi një urdhër për të konfiskuar ngarkesën e tyre.
Në muajin korrik, prokurorët federal ngritën një proces gjyqësor për konfiskimin e gazolinës në të katër cisternat që Irani po përpiqej t’i transportojë në Venezuelë, me qëllim që të parandalonte të ardhurat nga arkat e Iranit.
Ekonomia e Iranit, e varur tradicionalisht nga eksportet e naftës, viteve të fundit ka vuajtur nga sanksionet e ri-imponuara ekonomike nga SHBA-të, e cila u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.
Tensionet midis Iranit dhe SHBA-ve u përshkallëzuan pasi në maj të vitit 2018 Trump njoftoi tërheqjen e njëanshme të SHBA-ve nga pakti dhe filloi të ri-imponojë sanksionet që ishin lehtësuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama.
Industria e naftës në Iran është prekur shumë nga sanksionet, me shumë vende që ndërprenë naftën nga Irani, nga frika e ndëshkimeve ekonomike nga SHBA-të.
Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për...
Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duh...
Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...
Alban Hyseni bën betimin si kryetar i Gjilanit: Do t’i shërb...
Liderët fetarë nënshkruan deklaratë kundër dhunës gjinore, a...