Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë vizitoi sot Komunën e Lipjanit, ku u takua me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti dhe vizitoi, gjithashtu, edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ai u njoftua nga kryetari i Komunës për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të Lipjanit lidhur me situatën rreth Covid -19 në këtë komunë.
Ministri Zemaj e njoftoi kreun e Komunës së Lipjanit dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve.
Në takim janë shqyrtuar edhe nevojat e reja që i ka Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Lipjanit konform situatës me Covid-19.
Me këtë rast, QKMF-së i është dorëzuar një aparat oksigjen-formues, siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-it, që këto ditë i kanë dorëzuar MSh-së 40 aparate të tilla për nevojat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë./arbresh.info/
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...
Barcelona shpëton nga humbja falë një penalltie në minutat e...
Bayern e demolon Atalantan në Bergamo, ia shënon gjashtë gol...
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...