Që disa muaj pritej që ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho të transferohet te Manchester United.
Thuhet se marrëveshja personale mes anglezit dhe “Djajve të Kuq” është arritur, mirëpo nuk ka marrëveshje mes dy klubeve evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Dortmund ka kërkuar 110 milionë euro për 20-vjeçarin, vlerë të cilën gjiganti anglez nuk ka pranuar ta paguajë.

Sidoqoftë, drejtori sportiv Michael Zorc ka konfirmuar se Sancho do jetë te skuadra gjermane edhe edicionin e ardhshëm.
“Planifikojmë të jemi me Jadon Sancho. Ai do luajë për ne edhe sezonin e ardhshëm”.
“Vendimi është përfundimtar. Mendoj se kjo është përgjigje për të gjitha pyetjet”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse do ndryshojë ndonjë gjë në momentet e fundit./arbresh.info.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje