Policia italiane ka asgjësuar një bandë e drejtuar nga shqiptarët dhe e përbërë nga italianët, duke arrestuar në flagrancë 7 persona dhe akuzuar 10 të tjerë. Mediat italiane kanë raportuar se banda kriminale trafikonte drogë me avionë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që më pas furnizonte disa qytete si: Torino, Milano dhe Roma.
“Guardia di Finanza” e Torinos, ka arrestuar 7 persona dhe ka akuzuar 10 të tjerë, që i përkasin së njëjtës organizate italo-shqiptare të narko-trafikut.
Gjatë operacionit “Moonlight”, agjentët e policisë kanë sekuestruar 500 gramë heroinë të pastër, rreth 500 kg marijuanë, e cila nëse do të dilte në treg do të kushtonte 5 milionë euro. Përveç avionit të ngarkuar me drogë, policia ka sekuestruar edhe dy kamionë që përdoreshin për transportin e drogës. Në krye të organizatës ishte një familje shqiptare e cila jetonte prej vitesh në periferi të Milanos. Ajo planifikonte transportin e drogës nëpërmjet disa kontakteve kriminale, që ushtronin aktivitetin në qytetet italiane.
Operacioni “Moonlight”, ka zgjatur dy vjet dhe aksioni është koordinuar nga Prokuroria e Torinos, e është ekzekutuar nga Guardia di Finanza në Piemonte, Lombardia, Emilia Romagna e Lazio. Drejtuesit e organizatës që ishin anëtarë të së njëjtës familje, në sajë të kontakteve që kishin me narko-trafikantët në Shqipëri, arrinin të organizonin sasi të mëdha marijuane dhe heroine.
Për transportimin e tyre janë përdoruar avionët turistikë. Dy prej tyre janë monitoruar nga ajri në mënyrë të drejtpërdrejtë nga agjentët e Guarida di Finanza e Torinos. Në një nga këto dy rastet, është bërë i mundur arrestimi i anëtarëve të bandës së bashku me avionin e ngarkuar me drogë, shkruan Gazeta Shqip.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26