Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe Ambasadës Amerikane.
Ministri Shala dhe ambasadori Delawie vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy qeverive e në veçanti të MKRS-së me Ambasadën Amerikane në fushën e të promovimit të vlerave kulturore.
Ministri e falënderoi ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme dhe vendimtare që Qeveria amerikane po jep për forcimine shtetësisë së Kosovës dhe për institucionet e kulturës në veçanti.
Po kështu, Shala e informoi ambasadorin Delawie për politikat që po i ndjek MKRS-ja për zhvillimin e kulturës ne vend dhe promovimin e diversitetit kulturor.
Në takim, theks i veçantë iu kushtua procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNECO, si dhe garantimit të trashëgimisë dhe të autonomisë së Kishës Ortodokse Serbe, në përputhje me Pakon e Presidentit Ahtisari dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ambasadori Delawie premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe në diplomacinë sportive.
Po ashtu, ambasadori Delawie theksoi se qeveria e vendit të tij, përmes Ambasadës në Prishtinë, do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, të cilat e promovojnë diversitetin kulturor e etnik të Kosovës.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26