Fuqizimi i sistemit të arsimit në Kosovë është ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Europian.
Që nga viti 2007, Bashkimi Evriopian përmes fondeve IPA ka investuar 81 milionë euro në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë, por, 14 vite pas, cilësia e arsimit në vend vazhdon të jetë shumë e ulët, raporton arbresh.info.
Si një vend i dalur nga lufta, Kosova ka pasur një infrastrukturë arsimore të dobët ku përmes këtyre fondeve BE është përpjekur që të rris nivelin e arsimit përmes shumë fushave në Kosovë.
81 milionët e BE-së kanë përfshirë mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës përmes ndërtimit të çerdheve, shkolla dhe lehtësirave të tjera arsimore në të gjithë Kosovën, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimit përmes Trajnimit të Arsimit Profesional (AFP) ), dhe përafrimi i arsimit me nevojat e tregut të punës përmes Shkollave Profesionale
“Që nga viti 2007 përmes fondeve IPA, BE ndihmoi sistemin arsimor të Kosovës me 81 milionë euro, që përfshin: mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës përmes ndërtimit të çerdheve, shkolla dhe lehtësirave të tjera arsimore në të gjithë Kosovën, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimit përmes Trajnimit të Arsimit Profesional (AFP) ), dhe përafrimi i arsimit me nevojat e tregut të punës përmes Shkollave Profesionale” thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Kosovë për portalin arbresh.info.
BE po mbështet gjithashtu përfshirjen e minoriteteve dhe grupeve të pafavorizuara në sistemin arsimor, ndërsa gjithashtu u siguron atyre mundësi punësimi.
“Kosova gjithashtu përfiton nga fonde të konsiderueshme rajonale për arsimim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë programin Erasmus. Ndihma për sektorët e tjerë si qeverisja, demokracia, sundimi i ligjit dhe shoqëria civile gjithashtu përfitojnë arsimimin”.
BE në Kosovë po i kushton vëmendje të veçantë arsimit të lartë duke ofruar këshilla për Ministrinë e Arsimit gjatë përpilimit të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë.
“Këshillat e BE-së kanë për qëllim të forcojnë mekanizmat e sigurimit të cilësisë, përkatësisht Agjencinë e Akreditimit të Kosovës (AKA), të forcojnë transparencën dhe promovimin akademik të bazuar në merita, si dhe të forcojnë autonominë dhe përgjegjshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë”, thuhet në përgjigje.
BE gjithashtu ka dhënë këshilla për hartimin e legjislacionit dytësor, siç është udhëzimi për rekrutimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Kjo siguroi që rekrutimi i anëtarëve të Bordit bëhej përmes një procesi të hapur dhe transparent./arbresh.info/
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje