Zëvendësavokatët e Popullit pa mandat, së shpejti hapet konkursi

16:22 | 29 Tetor 2015
M. A.

Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, vazhdoi sot me mbledhjen e radhës, pa praninë e përfaqësuese të partive opozitare, ku u formua grupi punues që do të nxjerrë aktet nënligjore për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit, çështje kjo, cila obligon këtë komision që ta trajtojë me një rregullore të veçantë.

U tha gjithashtu, nga zëvendës-avokati i popullit, që shumë shpejtë ky institucion do të shpallë konkursin për zgjedhjen e zëvendës-avokatëve të rinjë, duke ditë se atyre aktual u ka skaduar mandati. Komisioni miratoi edhe shqyrtimin, në parim, të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lirinë fetare në Kosovë.

Anëtarët e komisioni vlerësuan se çështja konkursit për zëvendës-avokat të popullit, është zvarritur mjaftë. Këtë e pranoi edhe vet zëvendësi, Isa Hasani që ishte prezent. Ky i fundit në emër të institucionit u zotua se shumë shpejtë do të dalin me konkurs.

 

“Kompetencat, dihet, që për shpallje të konkursit kanë kaluar tek institucioni i Avokatit të Popullit. Me të marrë mandatin zoti Jashari, menjëherë e ka themeluar një grup punues për hartimin e rregullores që del si obligim në bazë të ligjit të Avokatit të Popullit. Grupi punues e ka përfunduar punën, ne kemi rregulloren e gatshme dhe po presim me ia dërgua edhe juve si komision. …Brenda këtyre ditëve do ta publikojmë”, tha ai.

Zyrtarët ligjorë në komision bënë të ditur se sipas ligjit për Avokatin e Popullit, zëvendësit i propozon avokati, ndërsa i shkarkon kuvendi, dhe kjo është procedura e vetme ligjore.

Ligji i ri për Avokatin e Popullit që ka hyrë në fuqi në korrik të këtij viti, obligon komisionin që hartojë një rregulloret veçantë përmes së cilës do precizohen çështja e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit. Kryetarja e komisionit, Lirije Kajtazi zgjodhi sot grupin punes dhe tha se janë duke punuar në hartimin e rregullores. Meqë opozita nuk ishte prezente, kryesia vendosi që të vazhdojë më punët, kështu zg jodhi një anëtarë të PDK dhe një të 6+, dhe vet kryetaren, që të jenë pjesë e grupit punues.

Në fund të komisionit, kryesia vendosi edhe për pjesëmarrjen e komisionit në një takim në Bosnje, në të cilin do të diskutohet roli i komisioneve parlamentare për të drejtat e njeriut. Përsëri, pa opozitën, u përzgjodhën anëtarët që do të përfaqësojnë komisionin atje.

Megjithatë, për diskutime të mëtejme, nuk pati mundësi të shkohej me ndonjë miratim, meqë edhe anëtari i listës serbe lëshoi komisionin, për shkak të angazhimeve tjera, kështu që mbetën pa kuorum.

Shpërndaje në rrjete sociale