Drita ka zbuluar se ndeshja kundër Inter d’Escaldes është shtyrë për në orën 19:30, një orë e gjysmë më vonë sesa që ishte planifikuar të niste kjo ndeshje fillimisht, shkaku i vonesave në plotësimin e dokumentacioneve për Covid-19 nga organizatori për të dyja ekipet.
Si kampion i Superligës së Kosovës, Drita do të tentojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, rrugëtim ky të cilin do ta nisë me përballjen kundër Inter d’Escaldes.
Ndeshja ishte planifikuar të niste në orën 18:00 por është shtyrë për në orën 19:30, gjë që fillimisht u njoftua nga Inter d’Escaldes. Mirëpo, rivali i Dritës nuk tregoi arsyen e shtyrjes, gjë që tani e kanë bërë gjilanasit.
“Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Klubi gjilanas do të përballet ndaj Inter Club d’Escaldesit në ndeshjen gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve. Në rast të kualifikimit në finale, ekipi i Ardian Nuhiut do të përballet me fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield. /Gazeta Express/
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...