Organizata e Kombeve të Bashkuara menjëherë do të financojë me 9 milion dollarë spitalet e Bejrutit, për të ndihmuar në adresimin e nevojave të menjëhershme dhe forcimin e aftësive spitalore në vazhdën e shpërthimeve masive në Bejrut këtë javë, tha një zëdhënës i OKB-së.
”Fondet do të shkojnë për zgjerimin e njësive të kujdesit intensiv dhe sigurimin e ventilatorëve, ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore”, u tha Farhan Haq gazetarëve.
Ai tha se OKB po vlerëson aktualisht dëmet dhe nevojat nga shpërthimet dhe planifikon të nisë një apel të veçantë për fonde.
“Sigurisht që Libani do të ketë nevoja shumë thelbësore, nga ndihma për sistemin spitalor deri në llojin e ndihmave ushqimore, për të cilën ata do të kenë nevojë, dhe deri tek shpenzimet afatgjata të rindërtimit”, theksoi ai./shprehja/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”