Gjatë pasdites së sotme rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit u regjistrua një aksident automobilistik.
Dy makina u përplasën me njëra tjetrën, e për pasojë mbetën të plagosura drejtueset e mjeteve.
Ato u transportuan në spital për të marrë mjekim, ku të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” – njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë