Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Anton Berisha, në emisionin “Info–Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa po ka sjellje arrogante prej kohës kur është bërë kryeministër.
Berisha duke folur për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Mustafa është vetëm një marrës i të mirave, duke shtuar se “kryeministri aktual i Kosovës prej viteve të 80-ta ka marrë vazhdimisht nga Kosova, dhe nuk dimë se çka i ka dhënë vendit të tij”, transmeton Telegrafi.
“Vitin 89-të ka qenë pjesë e estabilshmentit të asaj kohe. Pastaj gjatë viteve që ishte me Rugovën, ia bllokonte financat Rugovës. Kam qenë në zyrë të ish-presidentit të Kosovës, kur nuk kishte rrymë, për shkak se Mustafa nuk i kryente pagesat. Ai ka refuzuar të jetë pjesë e qeverisë në kohën e LDK-së. Pastaj ka shfrytëzuar dhe e ka mashtruar ish–presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Mashtrues ordiner politik. Ai na pati lodhur gjatë fushatës duke e përmendur SHIK-un, në fund ka bërë marrëveshje me ta. Mendoj se Mustafa në aspektin politik është i ulët”, ka shtuar Berisha
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26