Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në Shqipëri. Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 33ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 27ºC.
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...