Vllaznia do të jetë e Kategorisë Superiore edhe sezonin e ardhshëm.
Në Loro Boroçi skuadra e Hysen Dedjas fitoi 3-1 ndaj Besëlidhjen në sfidën play-out duke qëndruar mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Një sukses i merituar i Vllaznisë që ishte superiore ndaj skuadrës lezhjane në çdo drejtim dhe e dominoi takimin.
Shkodranët zhbllokuan shifrat me Arsid Krujan pas çerek ore lojë, ndërkohë që 4 minuta më vonë në të 19-ën Herald Marku dyfishoi shifrat në favor të shkodranëve.
Gjithsesi Besëlidhja nuk u dorëzua dhe rihapi sfidën me golin e Djordevic në minutën e 33-të, por vetëm kaq për lezhjanët pasi pjesa e dytë foli pothuajse e gjitha për vendasit që falë finalizimit të kapitenit Gilman Lika në minutën e 79-të, vulosën qëndrimin në Superiore edhe për sezonin 2020-2021. /Supersport
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje