Polonia ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në ditën e tretë me radhë, vetëm këtë të shtunë janë shënuar 658 raste, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Më shumë se 200 raste janë raportuar në rajonin e minierave Silesia në Poloninë jugore, e cila është kapluar me një shpërthim midis minatorëve, transmeton portali arbresh.info.
Ministria njoftoi gjithashtu pesë vdekje të reja.
Polonia ka raportuar gjithsej 46,346 raste të koronavirusit dhe 1.721 vdekje.
Kryeministri këtë javë nuk e përjashtoi shtrëngimin e disa kufizimeve nëse situata përkeqësohet.
Ministri i shëndetësisë, Lukasz Szumowski tha të shtunën se kufizimet mund të imponohen në dasma, të cilat janë bërë burim i shumë infeksioneve javët e fundit.
Aktualisht Polonia lejon 150 të ftuar në një martesë.
Shërbimet sanitare thanë që ringjallja e COVID-19 midis minatorëve të qymyrit është rezultat i lirimit të kufizimeve dhe kushteve të punës në minierat e qymyrit, në të cilat është e vështirë të imponohet distanca sociale./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës