Turqia konfirmoi 967 raste dhe 15 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 229.891 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.674 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 982 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 213.539, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.
Deri më tani, Turqia ka kryer 4.754.331 teste, përfshirë 43.236 në 24 orët e fundit.
Aktualisht, 561 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 9,3 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin