Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 139 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10.754 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 486.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 102.317 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.377 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.714.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”