Është dhënë tenderi për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve në Ferizaj.
Fitues për këtë projekt ka dalë grupi i Operatorëve Ekonomik ‘B- BARDHI SH.P.K.; Linda; EURO – INFRASTRUKTURA’ me çmim prej 487 244,76 euro, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për këtë tender kishin aplikuar edhe pesë OP të tjerë, derisa tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ishte 504 019,00 euro.

Aty thuhet gjithashtu se ky projekt është tre vjeçar.
Ndryshe, ditë më parë kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se ky është një ndër projektet më të rëndësishme të komunës.
“Padyshim, një prej projekteve më të rëndësishme është ky që sot filluam, pra zhvendosja e lokacionit të Stacionit të Autobusëve, në një pjesë që e lehtëson qarkullimin e autobusëve, udhëtarëve”, ka thënë ai.
Aliu ka shtuar gjithashtu se ky projekt do të hapë perspektivë të re për të shndërruar Ferizajn në një qendër të rëndësishme urbane./arbresh.info/

Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...