Kryeministri Edi Rama u prit sot në rezidencën e qeverisë nga Guvernatori i Hong Kongut, Leung Chun-Ying. Kryeministri Rama, pasi falënderoi Guvernatorin për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të aktiviteteve, theksoi nevojën e rritjes se shkëmbimeve tregtare.
Duke nënvizuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës, Kryeministri Rama ftoi investitorët e Hong Kongut për të qenë më prezent në Shqipëri.
Nga ana e tij, Guvernatori Leung Chun-Ying, pasi e falënderoi Kryeministrin Edi Rama për vizitën, vlerësoi marrëdhëniet si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë treditore në Hong Kong. Forumi Ekonomik që u zhvillua dje ishte fokusi i parë i vizitës së tij. Në këtë Forum morën pjesë rreth 100 sipërmarrës nga Hong Kongu dhe Kina, të interesuar për të investuar në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet me vendin tonë.
Gjatë fjalës së mbajtur në Forum, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ës htë një vend me potenciale të mëdha dhe e gatshme të mirëpresë investitorët nga Kina dhe Hong-Kongu. Qeveria shqiptare, vijoi Kryeministri, është angazhuar që të riformësojë modelin e zhvillimit ekonomik, bazuar drejt burimeve të vërteta të zhvillimit, duke filluar nga nafta dhe mineralet, energjia, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria.
Shqipëria ofron për investitorët e huaj avantazhe krahasuese edhe sa i përket pozicionit gjeografik, sistemit fiskal, kostos së punës, por edhe klimës pozitive në rajon.
Yll Limani sivjet nuk do të performojë në klube
“Vëllaznimi” reagon për incidentin gjatë ndeshje...
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...
Haziri thotë se përvoja nga e kaluara me VV-në dhe PDK-në nu...
Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë
Arrestohen dy 18-vjeçarë në Obiliq, dyshohen për tetë raste ...