Sulmuesi i Bayern Munich-it, Leroy Sane dëshiron që të luajë pranë bashkëlojtarit David Alaba.
Në kohën e fundit, austriaku është i lidhur me largimin, ngase i kanë mbetur edhe 12 muaj kontratë, kurse Manchester City është skuadra më e interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Sane në qershor u transferua te “Bavarezët” dhe shpreson që Alaba të mbetet në “Allianz” sepse dëshiron të luajë pranë tij.

“Shpresoj që David të qëndroj. Do të doja të luaja me të. Është djalë i mirë, futbollist i shkëlqyer dhe e pëlqejmë njëri-tjetrin”.
“David e ka dëshmuar që është ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në botë, por gjithashtu me eksperiencë në qendër”, deklaroi ai.
Alaba pos City-t është i lidhur edhe me dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.
Nëse nuk e rinovon kontratën këtë verë, atëherë Bayern-i do jetë i detyruar ta shesë në mënyrë që të mos e humbasë si lojtar i lirë./arbresh.info.
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...