Sot herët në mëngjes ka pasur një aksion policor në Lagjen e Trimave të Kumanovës.
Edhe nga MPB-ja kanë konfirmuar aksionin, por kanë theksuar se bëhet fjalë për kontroll rutinor të policisë, transmeton Alsat-M.
“Nuk bëhet fjalë për aksion policor, është kontroll rutinor i rregullt”, theksojnë nga MPB-ja duke mos zbuluar detaje tjera mbi kontrollin e zhvilluar policor në Lagjen e Trimave të Kumanovës.
Ndërkohë nuk ka informata për të arrestuar eventualë.
Dy javë më parë në rajonin e Kumanovës u zhvillua një aksion i madh policor, gjatë të cilit u arrestuan 7 persona si të dyshuar se kishin mbajtur lidhje me “Grupin e Kumanovës”.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion