Në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus dhe 40 të shëruar, njoftoi sot specialisti i epidemiologjisë në veri, Aleksandar Antonijeviq.
Në veri të Kosovës, 31 punëtorë shëndetësorë u infektuan, dhe nga ky numër, gjashtë janë të punësuar në Institutin e atjeshëm për Shëndet Publik.
“Nga 15 persona me simptoma të sëmundjes, gjashtë raste të infeksionit janë konfirmuar. Rezultatet e 46 personave të testuar treguan se 40 prej tyre janë shëruar. Kryesisht punonjës të shëndetit janë ata që janë shëruar nga kjo sëmundje”, tha Antonijeviq, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Poashtu bëhet e ditur se 15 fëmijë dhe katër gra shtatzëna u infektuan me virusin korona.
Aktualisht janë 455 raste aktive në zonat e banuara me serbë në Kosovë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...