Mesfushori i Manchester United-it, Bruno Fernandes është ndarë i pakënaqur me humbjen ndaj Chelsea-s në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mposhtë nga “Blutë” me rezultat 3 – 1, rezultat i cili i eliminoi nga Kupa e Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi ishte lojtari që shënoi golin e nderit për “Djajtë e Kuq”, ndërsa ka pasur kritika pas ndeshjes.
“Nuk ishim më të mirët më herët dhe nuk jemi më të dobëtit tani. Ndihemi keq për rezultatin dhe që humbëm shansin të fitojmë FA Cup, diçka të cilën kemi shpresuar”.
“Është koha të mendojmë për qëllimet tona në Premierë Ligë”, ka shkruar ai në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CC1nap_BRp_/?utm_source=ig_embed
Në ndeshjen e ardhshme, United e pret në “Old Trafford” skuadrën e West Ham-it./arbresh.info.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...