Një burrë 39-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në Katedralen e Nantes, e ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në objektin historik.
Burri i arrestuar është refugjat nga Ruanda që kishte punuar si vullnetar në katedrale dhe kishte për detyrë që ta mbyllte objektin të premten në mbrëmje, raportoi një televizion francez, duke e cituar prokurorin Pierre Sennes.
Ai tha të shtunën se tri vatra zjarri ishin përhapur në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka pasur shenja të hyrjes me dhunë në objekt. Megjithatë, autoritetet i kanë filluar hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarri kishte nisur të shtunën në mëngjes. Zjarrfikësit kishin arritur ta vinin nën kontroll pas disa orësh dhe e fikën atë plotësisht pasdite.
Kjo ngjarje ndodhi më shumë se një vit pas zjarrit të madh që e kishte kapluar katedralen Notre Dame të Parisit, e cila është dëmtuar shumë nga flakët./Express/
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu