Në klinikat e përshtatura për trajtimin e pacientëve me Covid-19 gjenden 498 pacientë.
Kështu bëri të ditur Valbon Krasniqi, u.d i drejtorit të QKUK-së , i cili tha se gjendja e tyre është e rënduar, ku 35 janë në respiratorë, 13 me intubim dhe 22 të tjerë me metoda jo invazive për frymëmarrje të asistuar, raporton portali arbresh.info.
“Gjatë raportit të orës 08:00, në klinikat tona kemi të hospitalizuar 498 pacientë që janë duke marrë shërbimet. Nga këta 225 i kemi në klinikat Covid, dhe të tjerët në spitalet rajonale”, tha Krasniqi.

“Gjendja e tyre është e rënduar, kemi 35 prej tyre të kyçur në respiratorë, 13 të intubuar dhe 22 me metoda tjera të frymëmarrjes së asistuar, gjendja e tyre vlerësohet kritike”, deklaroi ai.
Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani dhe u.d i QKUK-së, Valbon Krasniqi kanë vizituar Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...