Drejtori i AC Milan-it, Ricky Massara ka thënë se duhet të kënaqen sa mundën me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.
Suedezit i skadon kontrata në fund të sezonit, por thuhet se nuk do e rinovojë ngase mendon largimin, transmeton portali arbresh.info.
Massara ka thënë se Ibrahimovic i ka sjellë kualitet mjaftë të madh klubit dhe duhet të kënaqemi sa mundemi.
“Do shohim, do flasim me lojtarin dhe klubin”.

“Ai ka sjellë shumë për klubin, ka sjellë mentalitet dhe kualitet. Do kënaqemi me të sa mundemi dhe i urojmë paraqitjen e 100-të për Milan-in”, deklaroi ai.
Ndërsa, për Gianluigi Donnarumma, Massara ka thënë se beson që do t’i rinovohet kontrata.
“Do flasim me agjentin dhe do mundohemi ta mbajë, është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe duam të mbetet këtu”.
“Jemi të sigurt se Gigio do rinovojë me ne gjithashtu, andaj ka shans që do e rinovojë kontratën”, shtoi ai tutje.
AC Milan sonte (e mërkurë) mposhti skuadrën e Parma-s, ndërsa janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit./arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1