Binarët e ndryshkur” të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

09:11 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se dialogu Kosovë – Serbi ka rënë në binare.

I nisur që nga viti 2011, dialogu Kosovë- Serbi nuk po shihet me këtë optimizëm nga analistët kosovarë.

Edhe pse dy shtete vazhdojnë të mbajnë qëndrime krejtësisht të kundërta, përfaqësuesit e BE dhe SHBA vazhdojnë a qojnë përpara këtë dialog, por duke garuar se cila do ia jep shtyrjen finale.

Sipas analistit, Arben Ahmeti, dialogu ka rënë̈ në binare sipas standardeve të deritashme të BE-së që nënkupton dialog të stërzgjatur me marrëveshje të vogla që nuk zbatohen.

“Këso dialogu ne zhvillojmë prej vitit 2011. Asgjë̈ nuk ka përfituar Kosova nga ky dialog. Qytetarët e Kosovës vazhdojnë̈ të mbesin të izoluar pa perspektivë ekonomike dhe të integrimit. BE për një dekadë sa është zhvilluar ky dialog ka treguar që është̈ impotente karshi Beogradit”, shprehet Ahmeti për arbresh.info.

Analisti tjetër politik, Shkodran Ramadani, nuk pajtohet me konstatimin e Lajçakut, duke shprehur skepticizmin e mëtutjeshëm pasi dy vitet e fundit thotë se është krijuar një rrëmujë e madhe mes SHBA dhe BE lidhur me këtë çështje.

“Do të jetë e vështirë sepse kërkesat e dy palëve janë diametralisht të kundërta gjithashtu nuk ka udhëheqje të njëjte. Hoti ka një qeveri shumë të dobët”, ka thënë ai.

Dialogu Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua të dielën në Bruksel përmes një video-konference, pas një pezullimi të rreth 20 muajve.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në binarë pash 20 muajsh”, deklaroi Lajçak të dielën.

Aktualisht Kosova nuk e ka të njëjtin nivel të përfaqësimit në këto negociata. Derisa në emër të Serbisë negocion presidenti, Aleksandar Vuçiq, në emër të Kosovës negocion kryeministri, Avdullah Hoti.

Takimi mes palëve do ta mbahet të enjten, për tema të dakorduara në video konferencën e 12 korrikut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale