Atalanta ka mposhtur me rezultat bindës skuadrën e Brescia-s, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të të Seria A.
Vendasit qysh nga minutat e para dominuan ndeshjen, ndërsa në fund fituan me rezultat 6 – 2, shkruan portali arbresh.info.
Pasalic qysh në minutën e dytë kaloi vendasit në epërsi, ndërsa Torregroosa barazoi shifrat në minutën e tetë.
Epërsinë e Atalanta-s e riktheu De Roon në minutën e 25-të, ndërsa pas tre minutave Malinovysky shënojë golin e tretë, kurse golin e katër për vendasit e realizoi Zapata në minutën e 30-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe në 45-minutëshin e dytë ishte Atalanta, që e dominoi ndeshjen.
Pasalic në minutën e 55-të shënoi golin e pestë, kurse pas tre minutave vulosi fitoren dhe kompletoi hat-trickun.
Golin e fundit e shënoi skuadra mysafire me anë të Spalek në minutën e 83-të.
Pas kësaj fitore, Atalanta ngritët në pozitën e dytë me 70 pikë, kurse Brescia renditët në pozitën e 19-të me 21 pikë./arbresh.info.
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...