Mbrojtësi i Inter-it, Alessandro Bastoni ka thënë se trajneri Antonio Conte, i ka ndihmuar shumë.
21-vjeçari është duke luajtur në formacionin startues të Conte-s, ndërsa i është falënderues teknikut italian, transmeton portali arbresh.info.
Bastoni ka thënë se Conte i ka ndihmuar shumë duke i dhënë kurajë të madhe.

“Conte me ka ndihmuar shumë, nuk e di kush do kishte kurajën të lejonte 20-vjeçarin të debutonte te Inter-i”.
“Ne duhet të përmirësohemi të gjithë se bashku dhe duhet të vazhdojmë në mënyrë kolektive”, deklaroi ai.
Bastoni ka shënuar dy herë në 20 ndeshje të Seria A, ndërsa i ka ndihmuar skuadrës të mbajnë tri herë portën e paprekur./arbresh.info.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...