Aknet janë një problemet që shpesh hasin njerëzit pavarësisht kujdesit për lëkurën. Por, studimet kanë treguar se ata janë tregues të shumë problemeve të shëndetit. Sipas Agroweb, vendi ku shfaqen puçrat në lëkurë, tregojnë një problem shëndetësor tek një organ i caktuar.
Puçrat që dalin në zonën mes vetullave, tregojnë se mund të keni konsumuar ushqime me yndyrë për disa ditë, por dhe mund ta keni tepruar me alkoolin. Puçrat në faqe shfaqen zakonisht kur keni qëndruar për një kohë të gjatë në një ambient me ajër të ndotur.
Edhe mbajtja më shumë seç duhet e telefonit në vesh dhe prekja e fytyrës mund të shkaktojnë puçra në faqe. Për këtë arsye, ju duhet ta pastroni fytyrën rregullisht dhe ta hidratoni atë. Ndërsa puçrat në mjekër, tregojnë luhatjet hormonale për shkak të ciklit menstrual.
Gjithashtu një rëndësi të madhe ka dhe koha e shfaqjes së tyre. Shfaqja e puçrave në mëngjes mund të jetë shkak i moslarjes së fytyrës në mbrëmje. Por, gjithashtu shkaktohen dhe nga konsumimi i ndonjë ëmbëlsire apo ushqimi tjetër që nuk është tretur mirë.
Nëse shfaqen pasdite, kjo vjen si pasojë e hormoneve dhe ciklit menstrual, apo dhe nga kremi që përdorni. Nëse shfaqen në mbrëmje, kjo tregon se fytyra është ndotur shumë gjatë ditës. Prandaj, është e nevojshme ta lani fytyrën sapo të mbërrini në shtëpi./agroweb/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...