Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është bërë golashënuesi i tretë në histori të klubit, me golin e shënuar ndaj Espanyol.
Uruguaiani shënojë golin e 195-të për klubin katalunas duke e kaluar legjendën Laszlo Kubala, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka arritur që në katër sezonet e fundit të shënojë mbi 20 gola, kurse këtë sezon ka prekur shifrën e 14 golave, duke marrë parasysh lëndimin që pësojë gjatë janarit.

Golashënuesi numër një për skuadrën e klubit katalunas është Lionel Messi.
Barcelona vazhdon të mbetet në garë për titull, mirëpo iu nevojiten dy humbje të rivalit Real Madrid, që të shpallen kampion, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje të pazhvilluara./arbresh.info.
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...