Chelsea është duke provuar që disa muaj të transferojë mbrojtësin e Leicester City-t, Ben Chilwell.
Mirëpo, kartoni me vlerë prej 85 milionë euro, ka detyruar “Blutë” të shohin alternativat e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Guardian, mbrojtësi i Ajax-it, Nicolas Tagliafico dhe i Porto-s, Alex Telles shihen si alternativat, të cilat mund të kushtojnë më lirë se Chilwell.

Trajneri Frank Lampard, është në dijeni që gjatë merkatos verore do mbetet pa Emerson Palimier-in, i cili ka hapur bisedimet me Inter-in, kurse e ardhmja e Marcos Alonso-s mbetet e paqartë.
Telles shihet si lojtar më i përshtatshëm duke marrë parasysh super formën në kampionatin portugez duke shënuar nëntë gola dhe dhënë pesë asistime.
Kurse, Tagliafico është i lidhur edhe me Leicester City-n./arbresh.info.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...