Atletiko Madrid është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Milanit, Alesio Romanjoli. Mbrojtësi i kuqezinjëve ka qenë një pikë kyçe në prapavijën e klubit italian, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.
Mes tyre ishte edhe Barcelona, por mesa duket rivali i tyre në La Liga, Atletiko Madrid thuhet se është shumë pranë marrëveshjes.
Madje “Don Balon” shkon deri aty sa që e bëjnë fakt të kryer se Romanjoli do nënshkruajë për ekipin që drejtohet nga Simeone javën tjetër. Skuadra e Atletiko Madrid mund ta mbyllë këtë operacion për shifrën e 50 milionë eurove.
25-vjeçari arriti 5 vite më parë tek Milani nga Roma për 25 milion euro. Që kur u transferua tek kuqezinjtë Romanjoli ka luajtur thuajse çdo ndeshje titullar ku grumbullon rreth 200 ndeshje me klubin italian.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...