Në Iran, 148 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11.408, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.449 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 237.878.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 198.949 persona, ndërkohë që 3.136 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.769.520 teste.
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...