Ish basketbollsti i njohur i Kosovës, Fikret Shatri është nisur sonte (e enjte) nga sheshi “Skendërbeu” drejt Tiranës për të vrapuar 257 kilometra.
Me Moton, “Vrapi i shqipes nga Skënderbue n’Skëndërbe”, Shatri në një prononcim për arbresh.info, tha se mesazhi i këtij vrapimi është që të mos ndalemi asnjëherë.
“Shqiponja është simbol i popullit tonë edhe shqiponja nuk flen kurrë, nuk ndalet kurrë edhe ne si bijtë e shqipes nuk duhet të pushojmë kurrë për vendin tonë”, deklaroi fillimisht Shatri.
Shatri gjithashtu ka besimin se këtë vrap prej 257 kilometra do ta përfundojë brenda 40 orëve.
“Planifikoj për 40 orë, por tash të shohim si të reagon trupi, si të funksionon organizmi, por besoj që edhe trupi ka me reagu në bazë të trupit mental”, theksoi tutje ai.

Suksese ish basketbollsitit i ka uruar edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila tha se Shatri ka dhënë shumë për sportin dhe vazhdon me të njëjtin përkushtim.
“Sot jemi mbledh për më i dëshiru rrugë të mbarë, kjo flet shumë për një zyrtar, basketbollist, që ka dhënë shumë për sportin. Fikreti e ka dhënë jetën dhe vazhdon me qenë shumë puntorë dhe përkushtimi i tij jep një mesazh për të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, mesazh të paqes”, u shpreh ajo./E.Bytyqi /arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2786679458233525/?t=0
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin