Erling Haaland ka deklaruar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel Magalhães, duhej të ndëshkohej me karton të kuq pas një incidenti në fitoren 2-1 të Manchester City, në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League.
Dy lojtarët rikthyen rivalitetin e tyre në ndeshjen e së dielës, ku Haaland shënoi golin e fitores pasi fitoi një duel fizik me brazilianin, shkruan Arbresh.info.
Situata u tensionua më pas, kur të dy u përballën ballë për ballë, ndërsa Gabriel tentoi një goditje me kokë ndaj sulmuesit norvegjez.
Gjyqtari Anthony Taylor vendosi t’i ndëshkojë të dy me karton të verdhë, duke mos e përjashtuar mbrojtësin e Arsenalit nga loja.
Pas ndeshjes, Haaland u shpreh i bindur se vendimi duhej të ishte ndryshe.
“Për mua është karton i kuq. Besoj se shumica janë dakord me mua. Nëse do të rrëzohesha si çdo lojtar tjetër, do të ishte karton i kuq.”
Ai shtoi se nuk preferon të simulojë në situata të tilla.
“Babai më ka mësuar të qëndroj në këmbë. Ndoshta duhej të isha rrëzuar që të ishte më e lehtë për gjyqtarin, por nuk e bëra dhe mora karton të verdhë. Nuk e di pse”, deklaroi ai.
Me fitoren e mbrëmshme City i afrohet në tri pikë Arsenalit dhe në rast të fitores ditën e mërkurë ndaj Burnleyt me epërsi prej dy golave, merr kryesimin në Premier League./Arbresh.info
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...
Yamal: Messi është shembull për gjithçka, nuk është thjesht ...
Zbulohet se kush ishte “alarmi” i të bërturave në Ferma VIP
Kurti për mediumin katalunas: Spanja duhet ta kishte njohur ...
PDK s’ka votë për President, Hamza: Temë e mbyllur – nëse e ...