Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nesër pritet të mbahet një protestë në Jarinje dhe se do të bllokohet një pjesë e autostradës në territorin e Serbisë.
Sipas njoftimit, protesta pritet të mbahet nga ora 12:00 deri në orën 18:00.
“Ju njoftojmë, se sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër më datë, 21.04.2026, pritet të mbahet një protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt RKS-së në territorin e Serbisë nga ora 12:00 deri në ora 18:00. Për çdo zhvillim të mëtejmë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
“Për informata shtesë ju lutem kontaktoni QKMK, në numrat e mëposhtëm: +38345198000, +38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, përfundon njoftimi./Reporteri.net
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League