Është pezulluar ofrimi i shërbimeve për palë në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi dy zyrtarë të Qendrave për Regjistrim të Automjeteve dhe Qendrës për Pajisje me Dokumente kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Në një njoftim të MPB-së theksohet se është vendosur që të pezullohet ofrimi i shërbimeve për datat 2 dhe 3 korrik, duke përjashtuar rastet mjekësore për dy qendrat.
“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”, thuhet në njoftim.
MPB ka thënë se aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta./arbresh.info/
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...