Formimi i Ligës Kosovë-Shqipëri po përkrahet nga komuniteti i basketbollit në Kosovë. Ideja po shihet si shumë e mirë, pasi do të kishte interesim të madh në dy vendet, derisa do të kishte rivalitet në fushë dhe zhvillim të basketbollit në dy shtetet.
Ish-basketbollisti i njohur, Artan Mehmeti, ka thënë se formimi i kësaj lige është një ide e qëlluar. “Mendoj që ideja është shumë e mirë, duke marrë parasysh se skuadrat tona këtë vit nuk do të luajnë në Evropë dhe interesimi i publikut do të jetë i madh. Mendoj se Shqipëria do të përfitonte shumë, sidomos me interesimin e publikut. Ndërkohë, sa i përket cilësisë, mendoj se skuadrat janë të përafërta në këtë ligë.
Skuadrat duhet të jenë të organizuara mirë, duke llogaritur edhe shpenzimet e udhëtimit. Si përfundim, mendoj se ideja është shumë e mirë. Të shpresojmë për një vit më ndryshe, cilësor dhe jo monoton”, ka thënë Mehmeti për faqen zyrtare të FBK-së.
Në Ligën Kosovë-Shqipëri do të garonin katër skuadra nga Kosova dhe katër nga Shqipëria. Për këtë Ligë është e njoftuar edhe FIBA Evropa, që nuk e ka kundërshtuar këtë ide.
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...