Mustafa për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit: U sulmua agjenda për dialog në Shtëpinë e Bardhë

10:13 | 26 Qershor 2020
M. A.

I ftuari i parë nga Gjykata Speciale për intervistim, Rrustem Mustafa, e ka quajtur ngritjen e aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si sulm në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Konfrontimi i të keqes me të mirën, sulmi në agjendën për dialog në Shtëpinë e Bardhë”, e ka nisur tekstin e tij Mustafa.

Sipas tij ka sisteme politike dhe të sigurisë që kanë bërë keqpërdorime “kohën dhe jetën e rëndë të së kaluarës tonë dhe kanë lënë vrragë te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës dhe kemi vendosur bashkë me miqtë, modelin e suksesit”.

Ai ka thënë se SHBA duhet të kundërvihet ndaj mekanizmave të së keqes.

“Këtu, në këtë kundërvënie, duhet të përfshihen edhe ata që punuan në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, e që pa reshtur, herë të maskuar e herë sheshazi ia bënin shërbimin kësaj të keqeje dhe bile qenë shndërruar në mekanizma të saj”.

 

https://www.facebook.com/rrustem.mustafa/posts/10219400014364367

Shpërndaje në rrjete sociale