Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka uruar djalin e tij, Gjinin për përfundimin e klasës së dhjetë.
Haradinaj falënderon të gjithë mësimdhënësit për angazhimin e tyre, ku sipas tij ky ishte një vit jo i zakonshëm.
‘Gjini sot përfundoi vitin e dhjetë shkollor. Një vit jo i zakonshëm për të dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Disa muaj mësime nga shtëpia. Sdë që kjo gjeneratë e përjetoi për herë të parë’, shkruan ai./arbresh.info/
Lexo postimin e plotë:
Gjini sot përfundoi vitin e dhjetë shkollor. Një vit jo i zakonshëm për të dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Disa muaj mësime nga shtëpia. Sfidë që kjo gjeneratë e përjetoi për herë të parë.
Duke falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e palodhur dhe adaptimin në rrethana të reja, si dhe prindërit për kujdesin e tyre që ky vit shkollor mos të dështojë, uroj suksese për gjithë këtë gjeneratë.
Sfidimi për moshat e reja është investim për të kaluar me sa më shumë sukses sfidat e radhës që i sjell jeta.
Urime e suksese!
RH

Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...