Ish-futbollisti i Francës nënkampione e botës në Gjermani 2006, Sidney Govou, beson se Lyon do ta eliminojë Juventus-in nga Champions League.
40-vjeçar, i cili ka luajtur 300 ndeshje me klubin francez, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ndeshjen që do të zhvillohet në Torino gushtin e ardhshëm.
“Kanë rifilluar të gjithë kampionatet kryesore me përjashtim të Ligue 1, por asnjë skuadër nuk është në maksimumin e formës fizike. Pyetja është: a nuk po rrezikojnë këto skuadra? Në Angli ka dëmtime çdo ndeshje”, ka thënë Govou.
“Lyon mund të humbasë pak ritmin e ndeshjes, edhe pse nuk jam i sigurt se do të ndodhë kundër Juventus-it. Disa skuadra europiane mund të paraqiten në Champions me shumë probleme fizike për shkak të ndeshjeve që do të luajnë”.
“Lyon mund të jetë surpriza e vërtetë e Champions League. Formati i ri favorizon francezët”, ka thënë Govou për të përditshmen Le Progres.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...