Ish-ministri i Shëndetësisë dhe aktualisht kryetar i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, në një intervistë për “Fokus” ka folur në lidhje me situatën e krijuar me sëmundjen COVID-19.
Ai thotë se numrat e fundit hedhin dyshime për atë se sa sistemin shëndetësor është i gatshëm për t’u ballafaquar me pandeminë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përvoja dhe situata në terren na konfirmuan që sistemi dështoi, kryesisht për shkak të mungesës së koordinimit dhe mungesës së një strategjie dhe planit efektiv për trajtimin e pandemisë. Kur situata ishte nën kontroll, masat ishin kufizuese, tani që kontrolli është thjesht një mendim, të gjithë sillen sipas standardeve të veta. Numri i personave të infektuar rishtas po rritet, dhe sa më i lartë është numri i tyre, për fat të keq, aq më i madh është dështimi i mekanizmave shtetëror për t’u marrë me këtë të keqe”, thotë Taravari.
Për ish-ministrin ajo që shqetëson është edhe infektimi i personelit mjekësor me coronavirus, ndërsa për këtë ai një pjesë të fajit ua vendos edhe qytetarëve, të cilët sipas tij, e rëndojnë situatën edhe më shumë.
Taravari thotë se nëse situata nuk vendoset nën kontroll, do të ketë pasoja të pamendueshme shëndetësore dhe ekonomike.
Sipas tij, distanca fizike është masa më efikase për ta parandaluar përhapjen e virusit.
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi