Chelsea mund të këtë shansin për të transferuar mesfushorin e Juventus-it, Adrien Rabiot gjatë verës, i cili kërkohet edhe nga Arsenal.
Francezi ka dështuar të impresionojë në sezonin e parë te Juve dhe është i lidhur me largimin nga Torino, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, dyshja e “Bluve”, Jorginho dhe Marcos Alonso kërkohen nga “Bianconerët” dhe Rabiot është njëri ndër lojtarët që mund të ofrohet në shkëmbim.

Nuk është e qartë nëse Chelsea do të pranojë këtë propozim, por nëse Jorginho pranon të transferohet te Juventus, atëherë Rabiot mund të jetë zëvendësimi ideal shkaku që luan në atë pozitë.
Arsenal gjithashtu ishin të lidhur me Rabiot, por rivali londinez tashmë shihet si favorit./arbresh.info.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...