Tre persona kanë përfunduar me lëndime, pas aksidentit mes dy veturave e në fshatin Llabjan të Gjilanit.
Arbresh.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet njëra nga veturat , e cila ka përfunduar poshtë rrugës.
Policia Rajonale të Gjilanit, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:30.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani thotë se tre persona kanë pësuar lëndime, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetën.
“Tre persona kane pësuar lëndime në ketë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme”, u shpreh ai.
Policia po ashtu bën të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Me datën 14.06.2020 rreth orës 12:30 në rrugën e Prishtinës saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës për Gjilan”, ka bërë të ditur Hashani.
Ai, ka shtuar se Policia e Kosovës është duke i udhëheq hetimet si ka ardh deri te aksidenti./arbresh.info
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...