Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, mund të ndjehet i qetë.
Ylli dhe kapiteni i kësaj skuadre, Lionel Messi, është i gatshëm për ndeshjen e 13 qershorit kundër Mallorca.
La Liga është rikthyer në aksion pas tre muajsh, dhe Barcelona zbret në fushë ditën e shtunë, në udhëtim te Mallorca.
Lionel Messi kishte pësuar një lëndim ditë më parë, dhe kishte dyshime nëse do të ishte i gatshëm për ndeshjen kundër Mallorca, shkruan lajmi.net.
Por, lojtari është rikuperuar, dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Setien.
“Messi është 100 për qind i gatshëm. Ai ndjehet perfekt dhe është shumë mirë”, ka deklaruar Setien.
Ndeshja mes Mallorca dhe Barcelonës luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 22:00.
Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bë...
Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u kandiduar sërish si pres...
Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evrop...
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...