Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq gjatë ditës ka bërë një deklaratë propaganduese ku thoshte se një serb ishte rrahur nga shqiptarët.
Pasi arbresh.info raportoi se sulmi në fjalë ishte kryer nga persona të komunitetit egjiptian, ai është përgjigjur se propagandën është duke e bërë dikush tjetër.
Sipas Jevtiq lajmet e rrejshme janë po aq të rrezikshme sa sulmi mbi serbët e kthyer.
“Propaganda është duke u bërë nga dikush tjetër, dhe e vërteta është e qartë këtu. Besoj që Policia e Kosovës gjithashtu do t’ju reagojë atyre që përhapin propaganda. Lajmet e rrejshme janë po aq të rrezikshme sa sulmi mbi serbët e kthyer”, thuhet në përgjigjen e tij për arbresh.info.
Ministri Jevtiq kishte shkruar që serbi i kthyer Petko Miletiq ishte rrahur nga shqiptarët.
“Serbi i vetëm i kthyer që jeton me familjen e tij në fshatin Opraske, Komuna e Istogut, Petko Miletiq, u rrah nga shqiptarët. Petko aktualisht është në ambulancën lokale duke marrë trajtim mjekësor. Një incident ka ndodhur këtë mëngjes dhe është raportuar në Polici”, shkruan Jevtiq./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...