Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka publikuar fotografi të një serbi të rrahur, duke publikuar një të pavërtetë në lidhje me këtë incident.
Jevtiq pretendon se ai u rrahë nga shqiptarët, por arbresh.info, merr vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se serbi i kthyer është rrahur nga dy persona të nacionalitetit egjiptian.
“Petko Miletiq, është sulmuar nga dy persona të njohur për viktimën, dhe redaksinë, të cilët më pas janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Ata nuk janë shqiptarë, por qytetarë të komunitetit egjiptianë, të cilët e kanë sulmuar viktimën, pasi ka provuar t’i ndalë të dyshuarit që të mos e vjedhin pyllin”, bënë të ditur ky burim për arbresh.info.
Por, Jevtiqi shkruan në Twitter se ky ishte serbi i vetëm i kthyer që jeton me familjen e tij në fshatin Opraskë.
“Serbi i vetëm i kthyer që jeton me familjen e tij në fshatin Opraske, Komuna e Istogut, Petko Miletiq, u rrah nga shqiptarët. Petko aktualisht është në ambulancën lokale duke marrë trajtim mjekësor. Një incident ka ndodhur këtë mëngjes dhe është raportuar në Polici”, shkruan Jevtiq.
Propaganda e politikanëve të Listës Serbe, vazhdon edhe në kohën kur kjo parti është pjesë e institucioneve të Kosovës në legjislativ dhe ekzekutiv./arbresh.info/

Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të godasim burimin e çdo sulm...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...