“Ditëve të ardhshme do ta publikojmë kornizën negociuese. Ky është hapi i radhës në procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa shumë shpejt do të fillojmë të punojmë në Këshillin e BE-së, me qëllim që vendet-anëtare ta miratojnë dhe të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit”.
Këtë sot e deklaroi eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, në panel diskutimin “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Besueshmëri, parashikim dhe udhëheqje politike”, në kuadër të Forumit Ekonomik Delfi, që mbahet përmes video-konferencave nga Athina, përcjell telegrafi maqedoni.
Në panel kanë marrë pjesë edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe atë të Serbisë Ana Brnabiq, ndërsa përmes një video-mesazhi është drejtuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Në krahasim me tetorin e kaluar, tani kemi metodologji të re për procesin e zgjerimit dhe kemi arritur të sjellim vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Varhelyi, duke shtuar se për Komisionin Evropian, Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet.
Ai tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme fakti që shtetet e Ballkanit janë të përkushtuara për të qenë pjesë e BE-së.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...